Eliminatoret e Botërorit, Belize pritet me armë në Haiti
Eliminatoret e Botërorit nisin edhe për Zonën Concacaf ku Haiti do të presë Belize në ndeshjen e parë të Grupit E por mikëpritja për skuadrën udhëtuese ishte shokuese. Autobusi me të cilin udhëtonte ekipi i Belize u ndalua nga një bandë e armatosur të cilët rrezikuan jo pak jetën e loljtarëve dhe stafit.
Mësohet se 4 policëve që shoqëronin miqtë iu desh të negocionin gjatë me bandën e armatosur, të cilët në fakt janë ish policë të cilët kanë krijuar një fraksion të armatosur kundër qeverisë, ku kjo e fundit nga ana e saj I konsideron ata terroristë.
Federata e Belizesë, njoftoi e lumtur se lojtarët dhe të gjithë stafi janë shëndoshë e mire pas incidentit dhe se autobusi kaloi me vështirësi ndërkohë që ka njoftuar edhe FIFA-n dhe CONCACAF për ngjarjen.

Ndiqni më poshtë videon shokuese!