Basha me kampionen e Vllaznisë në taekwondo: Në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur i entuziazmuar nga pritja që ju bë në takimet e një dite më parë në Shkodër dhe Kurbin.
Por nga të gjitha takimet, ai ka veçuar atë me sportisten e Taekwondos në ekipin Vllaznia, Kismete Sykaj.
"E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare".
Basha shkruan se optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e sheh ngado në Shqipëri.
"Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë".