Vettingu i listave, Alibeaj: Duhet të na bëhet kulturë, detyrim ligjor përzgjedhja e kandidatëve
Enkelejd Alibeaj në një lidhje live për Ora News është ndalur te Vettingu i përmendur nga KQZ për kandidatët për deputetë.
Kryesuesi i listës së PD-së në qytetin e Fierit, ka thënë se kultura për procesin e vettingut duhet të na bëhet kulturë, ndërsa ka vënë theksin te lidhja e qeverisë me krimin.
Alibeaj: Do të duhet ta bëjmë tonën kulturën ligjore për një nga proceset më të rëndësishme siç është ky i vettingut. Nuk është gjë tjetër veçse aplikimi dhe zbatimi i procesit të dekriminalizimit. Ka qenë një nga kauzat më të forta të PD-së dhe jo vetëm, por edhe gjithë shoqërisë shqiptare. Përtej çdo lloj bindje dhe skepticizmi, problemi i lidhjeve të pushtetit me krimin, kanë qenë një segment që kanë përshkuar të gjithë këto 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
Kauza e madhe e jona për dekriminalizimin dhe më pas prej 3 vitesh, angazhimin tonë për ndryshimet në Kushtetutë për pushtetin politik. Besoj se është detyrim ligjor i agjencive ligjzbatuese, një prej të cilave është KQZ-ja, së bashku me Prokurorinë, që në procese të përzgjedhjes së kandidatëve, është e detyrueshme që të shihen të gjitha kushtet kryesore të kandidimit, është e detyrim kushtetues, është detyrim ligjor, është detyrim politik e moral.
Intervista në studio për Sebastjan Zonja, përshtati për online Tea Islamaj.