Spahiu: Nëse ikën do të vijë Basha si kryeministër, do të vijnë njerëz normalë

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputet i LSI-së, Përparim Spahiu u shpreh se nëse ikën nga Rama nga pushteti, atëherë do të vijë Basha si kryeministër.

Spahiu: Teoritë se po iku Rama dhe kush do të vijë janë debate të kota dhe nëse ai ikën, do të vijë Basha si kryeministri i këtij vendi. Shqiptarët të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë. Iku Rama dhe do të vijnë njerëz të zgjedhur dhe normalë.

Ne kemi qenë edhe në bashkëqeverisje dhe kemi pasur disa arritje, ndërkohë që nga viti 2017 jemi në një situatë kaotike dhe me mungesa totale. Marrëveshja e 5 qershorit ishte shumë e rëndësishme. Ka një ndryshim dhe zgjedhje ndryshe këtë herë. Ne kemi emra dhe një gjuhë programore këtë herë.

https://youtu.be/JeUj0n-kG9E