Hitaj: Programi i PS për arsimin, kopje e atij të PD-së

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Tempora” në RTV, ku po flitet për garën elektorale për Tiranën, teksa komentoi listat e forcave kryesore politike, u shpreh se Partia Demokratike ka një program elektoral shumë të mirë por shumë pak, sipas tij, shpjegohet ai nga kandidatët për deputetë.

“Unë ve re një problem të vogël te pjesa e opozitës. Që lidhet me aspektin e shpjegimit të programit. E kam parë me shumë vëmendje programin që ka propozuar zoti Basha dhe është një program shumë i mirë, mjaft ambicioz. Nëse ndalem shkurtimisht te disa pika që janë shumë interesante: pjesa e mbulimit të tarifave, gati 90% e tarifave të studimit për familjet në nevojë, te heqja e 240 lekëshit për litër nafte e për të kaluar pastaj çështjet e tjera që ka programi i PD, por nuk e shikoj që ky program të shpaloset në grup nga deputetët e PD-së. Pak flitet për programe. Unë nuk e has as në debatet publike. E kam te zonja Tabaku por nuk e kam parë te deputetët e tjerë. Kjo do të jetë diferenca më e madhe, pavarësisht emrave, krahasuar me mazhorancën", u shpreh Hitaj.

Gazetari u ndal edhe te Programi i Arsimit i PS, i prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur një kopje të programit të PD-së.

"Sot kemi patur një prezantim të programit nga PS për arsimin. Pak a shumë është një kopje. Janë marrë disa elementë që kanë qenë të PD-së. Siç janë edhe kurset falas për nxënësit jashtë orarit të shkollës. Pra, është një lloj kopjimi që i është bërë prgramit të PD. Por kjo nuk është thënë nga PD. Duhet ta themi ne".

https://youtu.be/JeUj0n-kG9E

Lexo edhe: Premtimet e Ramës: Gjuha angleze do të mësohet që në klasë të parë, pagat e mësuesve do rriten me 40 %