Ligji tatimor në Shqipëri, investitorët e huaj kërkojnë ndërhyrje thelbësore
Investitorët e huaj kanë kërkuar ndërhyrje thelbësore në ligjin tatimor pasi ndjehen të demotivuar për zhvillimin e biznesit në Shqipëri.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eni Jaço foli për rëndësinë e modernizimit të sistemit.
"Investitorët e gjejnë të vështirë të planifikojnë në plan afatgjatë, nëse ne kemi një ndryshim të vazhdueshëm, frekuent të sistemit tatimor."
Në përgjigje të shqetësimeve, Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se ka nisur tashmë diskutimi për hartimin e një strategjie të re.
"Viti 2021 do të fillojë punën për hartimin e ligjit të ri, që është një kërkesë edhe e BE për të pasur një ligj më të thjeshtë dhe lehtësisht të zbatueshëm."
Një tjetër shqetësim i ngritur ishte edhe informaliteti, evazioni fiskal dhe gjobat.
"Ne kemi qenë të inkurajuar në lidhje me disa nga aksionet që keni marrë kohët e fundit për luftën ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, sepse nuk është se e ndershme që dikush të paguajë taksën në mënyrë të rregullt dhe sikush tjetër të mos paguajë."
Problematike u konsiderua edhe vonesa e kontrollit nga administrata tatimore për tatimpaguesit që çregjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.