Shehaj: Veliaj e ka vënë bashkinë Tiranë në shërbim të oligarkëve dhe krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 22:45
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së Agron Shehaj u shpreh se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni, ku një grup njerëzish janë vënë nën shërbimin e oligarkëve.
Shehaj: Problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni, ku një grup njerëzish janë vënë nën shërbimin e oligarkëve. Erion Veliaj është njeriu i dytë më i korruptuar në Shqipëri i cili e ka vënë bashkinë në dispozicion të një grupi oligarkësh që po ndërtojnë me paratë e krimit.
Kjo bashki nuk punon për qytetarët, por për oligarkët ashtu sikurse Rama. Shqipëri nuk ka për tu zhvilluar kurrë nëse ne nuk luftojmë korrupsionin. E para duke ndëshkuar ata që janë të korruptuar fillimisht me votë.