"Erion Veliaj nuk kthen përgjigje", banorët e Kombinatit kundërshtojnë shpërnguljen në TEC-in e vjetër

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj shprehet në media se ka nisur rindërtimi i shtëpive të reja, banorët në zonën e Kombinatit tregojnë se ende nuk është bërë asgjë. Kliko Videon e kronikes

Në TEC-in e vjetër të Kombinatit pritet që akomodohen të dëmtuarit nga tërmeti. Edhe pse në zonë kanë zbarkuar makineri të tonazhit të rëndë, te cilat japin imazhin e një kantieri ndërtimi, aty nuk punohet duke i lënë dhe për shumë kohë banorët pa shtëpi.

Edhe nëse këto shtëpi ndërtohen, të shumtë janë banorët që nuk janë dakord të zhvendosen në këtë zonë.

"Ka shumë spekulime për "Parisin" që mjaftisto-99, Veliaj kërkon t'ja shesi njerëzve për ti dislokuar nga vendi ku janë në Kombinat dhe këtu. Është 30 vjet terren i lënë pas dore dhe mund të mbetet kështu edhe për 30 vjet, sepse nuk ka njeri interes të investojë këtu."

Për problemin janë ankuar me anë të një peticioni në Bashkinë Tiranë.

"Bashkisë i kemi bërë një letër. Kjo është hera e dytë. Nuk japin përgjigje, Erion Veliaj nuk jep përgjigje."

Banorët në Kombinat kërkojnë që tu rindërtohen shtëpitë aty i kanë dhe janë kundër shpërnguljes në një tjetër zonë.