Kepi jep shifrat: Nga 2015 në 2020 taksat në Tiranë janë shumë fishuar, taksa e ndërtimit është 50-fishuar

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi ka publikuar një krahasim taksash lidhur me bashkinë e Tiranës të vitit 2015 dhe atij 2020.

Sipas Kepit një pjesë e mirë e taksave janë 10-fishuar, ndërkohë që është rritur në mënyrë stratosferike taksa e ndërtimit.  

Kepi: Në një analizë të buxhetit të Tiranës 2021-2023 është parë që sektori i ndërtimit shprehet në mënyrë mjaft të qartë përmes taksave. Referuar shifrave zyrtare të botuara, rezulton se në vitin 2015 taksa mbi ndërtesën dhe bizneset bashkia e ka mbledhur në një vlerë 750 milionë euro.

Ndërsa në vitin 2020 ka mbledhur 1.396 miliardë euro. Taksa mbi shtëpitë dhe banesat janë mbledhur 16 milionë lekë, ndërsa në 2020 ka mbërritur kjo shifër në 520 milionë. Edhe në sektorin e turizmit kemi parë restorante dhe hoteleri. Për këto janë mbledhur 50 milionë taksa, ndërsa në vitin 2020 janë 113 milionë lekë.

Taksa e pastrimit në 2015 qytetarët kanë paguar 353 milionë, ndërsa në vitin 2020 janë 650 milionë, pra një dyfishim i kësaj shume. Taksa e parkimit në vitin 2015 janë paguar 70 milionë, ndërsa në vitin 2020 janë paguar 470 milionë. Taksa e ndikimit të ndërtimit në infrastrukturë në vitin 2015 ishte 128 milionë, ndërsa në vitin 2020 ka shkuar në 6 miliard euro.