Tempora - Tirana nga premtimet e Veliajt te realiteti i betonit, gazit lotsjellës dhe Ndragheta

Veliaj 2015: Nuk do të vijmë me revansh, vijmë me përulje, vijmë të punojmë, nuk vijmë për hakmarrje por që ta kthejmë qytetin në punë.

Janë 6 vite që Tirana qeveriset nga një kryebashkiak i majtë, e 8 vite që vendi ka në pushtet socialistët.

A u bë Tirana? A punuan, a nuk pati hakmarrje, a kishim një qytetar të parë që i shërbeu bashkëqytetarëve të tij?

Këto janë pyetjet që ngre kushdo që dëgjon Edi Ramën dhe Erion Veliajn në fushatën elektorale të 2015.

Le ta nisim me premtimet e Erion Veliaj kur kërkonte për herë të parë në 2015 mandatin e kryeqytetit.

Frymëmarrje për Tiranën dhe zero leje për ndërtim ishte premtimi i Erion Veliajt.

Realiteti flet vetë. Mjafton të shkon në qendër të Tiranës dhe aty të do shohësh kullat shumëkatëshe që po lartësohen me shpejtësi.

U shkatërruan hapësirat publike, simboli i Tiranës Sahati dhe Xhamia kanë ngjitur e ngucur një pallat që po hedh shtat çdo ditë.

Por Veliaj mosmbajtjen e premtimit për zero leje ndërtimi e argumentonte në fushatën e 2019  me nevojën e qytetarëve për banesa.

Por a munden që qytetarët shqiptarë të blejnë një banesë ne qendër t Tiranës ku çmimi për metër katror arrin nga 3-4 mije euro metri katror? E pamundur për një vend dhe një ekonomi të drobitur si kjo

Megjithatë tregu e këtyre ndërtimeve është i sigurt për kryebashkiakun Veliaj.

Për ndërtime nuk u kursyen as edhe qendrat historike, monumentet e kulturës. Stadiumi Kombëtar u shemb e në vend të tij u ndërtua një tjetër stadium por me kullë.

Thuajse nuk ka mbetur më asnjë zonë a ndërtesë historike në Tiranë. Edhe Teatri kombëtar u shemb dhunshëm nga pushteti.

Pasi dështuan me një ligj special në kuvend, pasi qeveria i delegoi të drejtën Bashkisë për një aset kombëtar, me një mbledhje të këshillit bashkiak online, e ku disa syresh pranuan se nuk ishin njoftuar, Teatri Kombëtar u shemb tinëz, në mes të pandemisë, në 4 të mëngjesit nga pushteti i kryeqytetit.

Fati i tij ishte parashkruar nga Erion Veliaj i cili kishte vendosur të mos sprapsej as përballë protestës së artistëve, edhe pse çështje ishte në Gjykatë Kushtetuese, as kritikave ndërkombëtare.

Veliaj 2019: Jemi gati për një teatër të ri kombëtar që të zëvendësojë atë karakatinë 100-vjeçare dhe të ndërtojmë teatrin e 100 viteve të ardhshme.

Unaza e madhe e Tiranës ishte një tjetër premtim i socialistëve në pushtetin qendror dhe atë vendor. Por pikërisht ndërtimi i saj hasi në rezistencën e opozitës si dhe vetë  qytetarëve, të cilët pretendonin se po u grabitet prona për afera korruptive.

Skandali kapërceu kufijtë dhe oqeanin kur kompania fituese fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara.

Por as ky skandal, as protestat e përditshme nuk e ndalën Veliajn dhe Ramën të vijojnë me këtë project. Madje pak muaj pas skandalit me kompaninë DH Albania,  Veliaj do të deklaronte në fushatën elektorale të 2019.

Prona private u mor dhunshëm nga forca e pushtet. Në sytë e gjithë shqiptarëve u pa qartë dhuna ndaj qytetarëve që bënin rezistencë për pronën e tyre, qytetarët u sulmuan me gaz lotsjellës edhe në 5 të mëngjesit, ku fëmijë, gra shtatëzana, të moshuar, përjetuan tmerrin e gazit brenda në banesë.

Tirana ka krijuar shumë zhurmë përgjatë drejtimit të saj nga socialistët. Përgjimet e antimafias italiane nxorën në dritë fakte tronditëse në fillim të janarit, ku në dosjen voluminoze thuhej se organizata mafioze Ndrageta në bashkëpunim me eksponentë të lartë të bashkisë së Tiranës janë kapur në përgjime për investime pikërisht në sektorin e ndërtimit.

Këto janë fakte e ndodhive në këtë 6-vjeçar të qeverisjes së Tiranës nga socialistët ndaj dhe Tempora zgjedh që ta mbyllë këtë material me një pyetje të Erion Veliajt në 2015.