Shehaj: Shteti është sjellë si një bamirës me paratë e buxhetit, ka falur para për koncesionet dhe oligarkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 21:57
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputeti i PD-së Agron Shehaj u shpreh se këtu shteti është sjellë si një bamirës me paratë e buxhetit, sikur kanë futur duart në xhepat e tyre.
Shehaj: Këtu shteti është sjellë si një bamirës me paratë e buxhetit, sikur kanë futur duart në xhepat e tyre. Edhe këtë nuk po e bëjnë mjaftueshëm, sepse kanë falur para për koncesionet dhe oligarkët. Shteti duhet të bëjë sa më shumë për ata në nevojë dhe sa më pak për ata që nuk kanë nevojë.
Ne do t'i japim mundësi qytetarët që në shëndetësi të zgjedhin mes privatit dhe shtetit. Kjo qeveri ka zgjedhur koncesionet si një instrument për të vjedhur dhe për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.