Doda: Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, popull nuk vihet nën thundrën e një bande

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja për deputete e LSI-së, Mesila Doda u shpreh se lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, janë njerëz që i njohim të gjithë.

Doda: Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, janë njerëz që i njohim të gjithë. Por unë vazhdoj të mendoj se një popull nuk mund të vihet nën thundrën e një bande, sepse ne kemi rrëzuar një diktaturë.

I gjithë pushteti dhe pasuria ekonomike është kapur nga një dorë. Nuk shtyhen 8 vite me 50 mijë lekë që merret për një votë. Njerëzit heshtin sepse janë të kërcënuar nga vendi i punës dhe ndihma ekonomike. PS-ja shpërndarë ndihma ekonomike për vota. Votën do ta mbrojmë.