Pezullimi i AstraZenecas, Preza: Është e sigurtë, po zbatojmë rekomandimet për vaksinimin e popullatës
Specialistja e ISHP, Iria Preza për Ora News ka folur në lidhje me procesin e vaksinimit dhe mbarëvajtjen në vendin tonë. Kliko për të parë intervistën e plotë në youtube
Sipas Prezës, vaksina e AstraZenecas është e sigurtë dhe autoritetet shqiptare, thotë ajo, po i ndjekin rastet e vaksinimit edhe pasi kanë marrë dozat e nevojshme.
Preza: Ne po përdorim aktualisht vaksina që janë të licencuara dhe të sigurta për përdorim në popullatë. Që nga momenti që kemi filluar vaksinimin jemi munduar dhe kemi zbatuar rekomandimet si të vendit, por edhe ato botërore të sigurisë për të ofruar një vaksinim të sigurtë dhe proces të sigurtë. Që në fillim që kemi nisur procesin, kemi theksuar që është shumë e rëndësishme që krahas vaksinimit, të jetë dhe monitorimi për çdo gjë. Që nga momenti që personi vjen, konsulta, vaksinimi, monitorimi i procesit dhe më pas edhe pas vaksinimi.
Kjo është një procedurë e zakonshme që ne kryejmë. Kemi thënë dhe kemi specifikuar që duke qenë se vaksinimi kundër Covid-19 është një fushatë kur jemi në një gjendje pandemie, ne kemi krijuar një monitorim më të detajuar, të elaburuar. Gjithë kohës edhe ekspertët, edhe personat që merren me procesin e vaksinimit janë gjithë kohës të përditësuar dhe informohen për çdo vendim e për çdo të dhënë, fakt, studim që kemi dhe bëhet për vaksinat që janë ofruar për popullatën.
Ka shtete që kanë ndaluar përkohësisht lote të kësaj vaksine, të AstraZenecas, ndërkohë që kemi shtete të tjera të BE dhe jashtë Evropës që vazhdojnë ta përdorin këtë vaksinë dhe deklarojnë në aplikimin që kanë bërë, rreth 17 milionë me vaksinën e AstraZenecas, pra është vaksinë e sigurtë dhe kanë pasur benefite më të mëdha, se sa ndonjë efekt të padëshiruar që mund të ndodhë gjatë procesit të vaksinimit.
Intervista në studio për Sebastjan Zonja, përgatiti për online Tea Islamaj.