Shpërthen gazetari: Parlamenti një nevojtore publike, në krye të saj ministri i fundit komunist
I ftuar në Ora News, gazetari Bledian Koka ka komentuar aktualitetin politik dhe situatën parazgjedhore në vend.
Koka u ndal edhe tek deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe tek ajo e kryesueses së listës së PS për Tiranën, Luljeta Bozo e cila ndër të tjera do të shprehej se “Enver Hoxha ka pasur më shumë të mira se të këqija”.
Sipas kryeredaktorit të Syri TV, Bledian Koka: Paradoksi nuk qëndron vetëm te deklarata e zonjës Bozo, e cila me të drejtën e saj e ka kaluar mirë, pse të thotë të pavërtetën?! U tregua e sinqertë me vlerësimet e veta. Paradoksi janë disa dokumente që kanë dalë që, një fare Gramoz Ruçi, kryetar i Parlamentit, kishte firmosur në maj ’91 kur erërat e demokracisë po frynin, firmoste dokumente për të përgjuar ambasadorin William Ryerson dhe komunikimin që ai kishte me vartësit e tij. Deri edhe tek bashkëshortja e tij.
Lexo edhe: Dokumenti/ 1991, kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin e SHBA
Shtetet e Bashkuara u rikthyen pikërisht për të mbështetur erën e ndryshimit, për ti dhënë fund një regjimi që ministër të brendshëm kishte kryetarin e sotëm të Kuvendit. Që këtu kupton çfarë anakronie na gjen ne 30-vjetori i rivendosjes së këtyre raporteve dhe çfarë ne si popull do duhej të reflektonim për të kuptuar se çfarë është kjo gjëmë e madhe, pas 30 vjetësh ne nuk arrijmë të prodhojmë politikanë të rinj.
Koka nuk i kurseu as etiketimet për parlamentin aktual duke u shprehur:
"Tempulli më I madh I demokracisë në vend, që është kthyer në hale publike, me të gjitha të jashtëqiturat që ka aty brenda. Më fal për shprehjen por të kap ndonjëherë shqetësimi, neveria që ke ti, që ka një qytetar shqiptar kur sheh një panorama të tillë. Në krye të kësaj nevojtoreje publike qëndron pikërisht ai që ishte ministri I fundit I brendshëm komunist që, ndërkohë që përgjonte ambasadën e SHBA, po në atë kohë jepte urdhra për vrasjen apo përndjekjen e qytetarëve duke kulmuar me masakrën e përgjakshme të 2 Prillit në Shkodër".