Prishja e teatrit, Mërtiri: Veliaj dëgjoi vetëm arkitektët e inxhinierët pranë pushtetit
Aleanca për mbrojtjen e teatrit është rikthyer edhe njëherë në sheshin ku ndodhej godina e shembur pak muaj më parë duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ka kryer një krim me rrafshimin e ndërtesës.
Duke iu referuar deklaratave të fundit të prefektit të Tiranës Toni Gogu, Ergys Mërtiri tha se bashkia ka marrë për bazë vetëm qëndrimet e artistëve dhe arkitektëve pranë pushtetit duke mos dëgjuar zërat e pavarur dhe organizatat ndërkombëtare që kundërshtuan shembjen e teatrit.
"Nuk mund të thuash që të gjithë arkitektët që rreth meje kanë thënë që kjo godinë nuk bën dhe duhet prishur, nuk mund të thuash sepse ka pafundësisht arkitektë që kanë reaguar, kanë bërë shkrime, pafundësisht n erëz, akademikë dhe historianë të cilët kanë nxjerrë dokumente, kanë folur për atë sallë, ajo sallë nuk ka qenë për gjëra të tjera, kanë folur që ajo sallë ka qenë e mrekullueshme, ajo skenë ka qenë e mrekullueshme.
Akustika ka qenë fantastike, arkitektura ka qenë e veçantë, unike në llojin e vet janë pafund gjërat që janë thënë.
Ne po themi që kemi reagime institucionale të arkitektëve, kemi reagimin e shoqatës së arkitektëve e cila është shprehur kundër prishjes së teatrit.
Nuk mund të themi tani, shiko unë e kam ndërgjegjjen e qetë sepse ato 5 arkitektë që kisha rrotull, më tha dhe baba te shtëpia që kjo punë është kështu dhe u vendos.
Pra nuk mund ta kesh ndërgjegjjen e qetë, të paktën këtë mos e thuaj. Sigurisht, thuaj që mendoj kështu ose kështu e kam menduar, po ndërgjegjjen e qetë nuk mund ta kesh në qoftë se ke ndërgjegjje, në qoftë se s'ke pastaj s'ke çfarë të kesh as të qetë, as të shqetësuar se të mungon ndërgjegjja," tha Mërtiri.