Akuzat e Metës, reagon Rama: Çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun, Luli ha përshesh

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Presidentit Meta në adresë të tij dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Në një postim në tëitter, Rama shkruan se "sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës".

 Sipas tij, "çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh".

Lexo edhe: Presidenti paralajmëron Ramën: S'jam për 'top model' apo aktor, do mbroj pluralizmin!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi mazhorancën që të heqë dorë nga presionet ndaj qytetarëve dhe opozitës duke paralajmëruar se ai do të jetë në krye të betejës për mbrojtjen e pluralizmit në vend.

Kreu i Shtetit tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur në lista njerëz që duan të intimidojnë votuesit ndërkohë që kujtoi edhe nxjerrjen e Frymës së Re Demokratike nga zyrat e saj vetëm pak ditë pasi firmosi hyrjen në zgjedhje në koalicion me opozitën.