Mesazhet e Metës: Horrave e banditëve që u jep zemër kryehorri viti 2005- 2006 do u duket lule, Lali Fiku të ketë kujdes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar mazhorancën që të heqë dorë nga presionet ndaj qytetarëve dhe opozitës duke paralajmëruar se ai do të jetë në krye të betejës për mbrojtjen e pluralizmit në vend. Kreu i Shtetit tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur në lista njerëz që duan të intimidojnë votuesit ndërkohë që kujtoi edhe nxjerrjen e Frymës së Re Demokratike nga zyrat e saj vetëm pak ditë pasi firmosi hyrjen në zgjedhje në koalicion me opozitën.

Presidenti Ilir Meta, foli me nje gjuhë të ashpër para mediave duke akuzuar mazhorancën se po kërkon të instalojë një juntë me qëllim shantazhimin e qytetarëve dhe manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i Shtetit iu referua incidentit në zyrat e Frymës së re Demokratike por dhe konfliktit fizik të mbështetësve të PS-së dhe PD-së në Ditën e Verës në Elbasan.

Ilir Meta: Nuk krijon Ilir Meta instalimin e një junte, nuk po bën njëbetejë për vete por për të gjithë Shqipërinë, ti dalë për zot Kushtetutës….Gjakut të derdhur për demokraci, gjakut të derdhur nga Avzi Nela. Bij të xhelatëve që nuk kanë kërkuar falje akoma. Duan të terrorizojnë një popull të tërë, me hajdutë e trafikantë dhe me këlyshët e Ndragetës. Përgjigjen do ta marrin kudo nëse do të vazhdojnë në këtë rrugë. Përgjigjja do të jetë njëpopull i tërë problematik ndaj ca lëtyrace, spaçatorëve e horrave.

Në nervozizëm, Ilir Meta, tentoi të mbyllë me pak pyetje konferencën me gazetarët, por insistimi i tyre e riktheu atë në komunikim.

Sërish nuk e shmangu gjuhën e ashpër,kur iu përgjigj pyetjes se a po e lë vendin pa një institucion që është garant i stabilitetit, duke dalë hapur kundër mazhorancës.

Ilir Meta: Janë dy institucione garante, është Presidenti i Republikës si simbol i Unitetit Kombëtar dhe Kushtetutës e cila bazohet në pluralizimin politik dhe jo në partinë shtet dhe së dyti është populli i Shqipërisë pa dallim i majtë dhe i djathtë dhe përballë nesh është një bandë, një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetas dhe gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe dhunuar popullin e Shqipërisë. Sa herë ta ftojnë Presidentin në beteja aty do ta kenë por me gjithë popullin e Shqipërisë.

Ilir Meta, një thirrje sensibilizuese kishte dhe për votuesit e 25 prillit.

Ilir Meta: Të gjithë të reflektojnë. Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë situatë. Asnjë të mos shesë votën. Do të ketë një plan transparent për institucionin e presidentit kundër të gjithë atyre që do të përfshihen në krime elektorale. Çdo zyrtar e çdo kandidat që do të përfshihet në këto çështje do të mbajë përgjegjësi të madhe ndërsa horrave e banditëve që u jep zemër kryehorri viti 2005- 2006 do u duket lule.

https://youtu.be/zu7Z1oWVcgo

Meta akuzoi dhe disa media se po marrin lekë nga inceneratorët për të mos raportuar ngjarjet e vërteta ndërsa tha se maxhoranca po bën gjithçka për të mbajtur pushtetin.

Ilir Meta: Media qëmarrin lekë nga inceneratorë nuk japin fakte. Këtu po vdesin njerëz nëpër spitale për një grusht ilaçesh e ai vë policinë për dy vajza se humbën babain.Unë nuk di çfarë bën opozita, di që treni i demokracisë i votave të lira nuk ndalet më. Po bëhet gjithçka për të provokuar e penguar opozitën të dalë në zgjedhje. A ka qytetar që nuk e kupton përse përdoret një dhunë e tillë e paligjshme ndaj një forcë politike që ka kontratë.

Gjithashtu ka dhe një mesazh për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.  

Ilir Meta: Zonjë i thoni Lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos e nuk firmos. E ka ndritur tek inceneratorët. Ka shkelur të gjithë ligjet e ka future në borxh të gjithë banorët për të vjedhur horrat që të blejnë votat që nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pyetjes së gazetares se pse ka ndryshuar mendim për Erion Veliaj, ai ju përgjigj.

Ilir Meta: Këtu ka ndodhur degradim i shtetit ligjor. Janë fakte. Prandaj të gjithë të reflektojnë.