Bashën e presin me ovacione edhe në Kamzë: Më 25 prill vjen dita e gëzimit, Rama ik!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është pritur edhe në Kamzë nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët thërrisnin emrin e tij një herë dhe më pas “Rama Ik!”

Mesditën e sotme ata kanë rrethuar Bashën dhe e kanë shoqëruar përgjatë vizitës së tij

"Kam prekur dhimbjen e vuajtjet tuaja dhe më 25 prill vjen dita e gëzimit. Shqipëria fiton e Kamza fiton. Rama ik!"

Mesazhin politik Basha u kujdes ta mbyllë duke u kujtuar mbështetësve të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën, ndërsa më 25 prill të mos harrojnë:
“Të gjithë në kutinë e votimit!”