Meta: Boll me interesa oligarkësh e horrash që po zhvasin Shqipërinë
Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje për të rikthyer vëmendjen tek interesi publik.
Ndërsa vlerëson kontiributin e inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, Meta shkruan se zëri i intelektualëve duhet të dëgjohet më shumë për t'i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.
"Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar.
Së fundi ai vjen me librin "Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë.
Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t'i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.
Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash," ka shkruar Meta në Facebook.
Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!"