Ekskluzive/ Kapen tre bashkëpuntorët e killerit, në vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë

20 ditë pas vrasjes së Behar Sofisë në qendër të Tiranës policia ka mundur të zbulojë autorin e dyshuar.

Burimet kanë bërë të ditur se për ngjarjen është ndaluar në Malin e zi një 23 vjeçar, me inicialet e emrit E.SH i cili mësohet se është banor në periferinë e kryeqytetit shqiptar.

Po ashtu në komisariat është shoqëruar dhe binjaku i tij. Po ashtu mësohet se në orët e vona të natës janë shoqëruar dhe tre persona të tjerë banorë në qytete të ndryshme të dyshuar si bashkëpunëtor.

Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, autoritetet fqinje kanë dorëzuar të riun te policia shqiptare për të vazhduar më tej me marrjen në pyetje dhe procedurat e tjera hetimore.

Ka qenë dëshmia e 23 vjeçarit që ka zbuluar dhe tre të akuzuarit tashmë të ndaluar, që dyshohet se vepronin si celulë të vrasësve me pagesë.

Mësohet se dyshimet ndaj tij janë ngritur pas identifikimit nga kamerat e vendosura në itenerarin që ekzekutuesi ndoqi pas largimit nga vendi i kthimit.

Behar Sofia u ekzekutua në zonën pranë piramidës dhe katedrales katolike së kryeqytetit kur sapo kishte dalë nga një qendër tregtare.

Pasi e ka ndjekur viktimën për rreth 30 metra autori e ka qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt ne trup dhe në kokë.

Autori i veshur me kostum sportiv të errët me kapuç dhe maskë anticovid është larguar më pas qetësisht me biçikletë drejt bulevardit të Tiranës e më tej drejt liqenit artificial

Dyshimet e ngritura prej akuzës nisën për konflikte të trafikut të drogës, huamarrjes apo dhe të konflikteve banale.

Për ngjarjen policia mori në pyetje së paku dy dëshmitarë kryesor, kamarierin ku Sofia konsumoi kafenë si dhe një të pastrehë i cili kishte gjetur mbrojtje poshtë urës.

Ka qenë ky i fundit që ka parë të gjithë ngjarjen si dhe largimin e agresorit me biçikletë.