Gjoka: Bujqësia jep 21 të PBB-së së vendit, por nuk ka marrë fonde nga qeveria, paratë shkojnë për PPP

I ftuar Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Filip Gjoka, kryetari i shoqatës së industrisë së bimëve mjekësore dhe aromatike u shpreh se Bujqësia jep 21 të PBB-së së vendit, por nuk ka marrë asnjë nga fondet e qeverisë këtë vit.

Gjoka: Bujqësia jep 21 të PBB-së së vendit, por nuk ka marrë asnjë nga fondet e qeverisë këtë vit. Dhënia e 100 milionë eurove do ta ndihmojë shumë bujqësinë shqiptare. Prodhimi kështu mund të rritet për eksport.

Mjafton që këto para që të mos u jepen koncesionarëve, por tu jepen fermerëve dhe bujqësisë. Këtu ka raste që është bërë drafti dhe është dërguar në ministri nga koncesionari dhe është miratuar sikurse ai ka dashur.

Këto para duhet të shkojnë direkt te fermeri vendas dhe prodhimi do të rritet. Ne jemi një vend që më shumë importojmë, se sa prodhojmë në vend, kur ne kemi shumë ditë me diell, ku mund të prodhojmë gjithçka.