Divjakë/ Policia has në rezistencën e të riut të armatosur, qëllon drejt tyre dhe u rrëmben makinën
Policia e Divjakës është përballur mbrëmjen e sotme me rezistencën e një të riu në fshatin Gradishtë.
Siç bën me dije policia, rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit Artan Kaboçi, 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë.
Sipas njoftimit, Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit Kaboçi të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.
Gazetari i Ora News informon se i riu ka qëlluar me breshërie dhe ndaj policisë dhe më pas ka marrë furgonin e policisë dhe është larguar drejt fshatit Spolate ku dhe është arrestuar, por në njoftimin zyrtar nuk përmendet një gjë e tillë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.
Kubolli njihej si përdorues alkooli dhe si njeri problematik në fshat.
Trupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.