Pas përplasjes të FRD, Meta publikon videon e tubimit të 2 Marsit: Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri dhe drejtësi

Presidenti, Ilir Meta, la sot rehatinë e Presidencës dhe zbriti në terren duke u bërë pararojë kundër shkeljes së rregullave të garës zgjedhore.

Në zyrat e FRD, aty ku kishte zbarkuar policia bashkiake prej mëngjesit për të nxjerrë nga aty drejtuesit e kësaj partie, Meta shkoi deri në konfrontim me efektivët bashkikë.

Foli për grusht shteti nga mazhoranca dhe bashkia, ndërsa ftoi opozitën të zgjohej.

E ndërsa në orët e vona të pasdites, ai ka sjellë sërish në vëmendje tubimin e 2 marsit të një viti më parë në mbrojtje të Kushtetutës.

"Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI".

Lexo edhe: Meta “përzë” policinë ndërpret aksionin për “marrjen” e selisë FRD: Dilni përjashta o ju çoj në burg me duart e mia