Crawford: Nëse kemi treg të lirë do të kemi edhe oligarkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 21:50
I ftuar Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford u shpreh se këtu në Shqipëri ata që janë në parti votojnë bashkë, sipas kryetarit, por në SHBA, dikush që është në parti mund të votojë kundër kryetarit të partisë.
Crawford: Këtu në Shqipëri ata që janë në parti votojnë bashkë, sipas kryetarit, por në SHBA, dikush që është në parti mund të votojë kundër kryetarit të partisë. Nuk besoj se do të ketë një ndikim kaq të madh pas zgjedhjeve këtu.
Do të ketë gjithmonë oligarkë, sepse është një faktor që ndodh gjithmonë kur kemi treg të lirë. Por duhet të ketë vend për të hapur biznese të tjera dhe për ulur çmimet.