Hynë pa autorizim në zyrat e FRD-së, shpallen në kërkim dy kryetarët

Agim Hoxha, kryetar i Frymës së Re Demokratike të Tiranës dhe Afrim Sufa, kryetar i kësaj partie në Njësinë nr.6, janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit, për përplasjet e ndodhura dje në zyrat e kësaj force politike.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas kanë hyre pa autorizim në godinën ku janë zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike dhe kanë kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit.

Njoftimi i policisë: Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre."