Agolli: Gjatë pandemisë janë mbyllur mijëra biznese, s'kanë pasur mbështetje nga qeveria

I ftuar Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Shpëtim Agolli, kryetar i shoqatës për biznesin e vogël për Tiranën u shpreh se gjatë pandemisë janë mbyllur mijëra biznese.

Agolli: Janë mbyllur mijëra biznese në pandemi. Të gjithë bizneset kanë gjoba dhe nuk mund ta marrin garancinë për bizneset e vogla.  

Për shkak të pandemisë u mbyllën bizneset dhe ne i kemi zbatuar masat dhe normalisht duhej shpërblim. Ne i kemi bërë qeverisë kërkesë me 11 pika, që t'i vinte në ndihmë biznesit të vogël dhe të mesëm, por nuk janë ndihmuar.