Pampuri: Derisa gratë dhe burrat të respektohen njësoj do të kërkojmë kuotat gjinore

Fuqizimi i gruas dhe barazia gjinore janë disa nga synimet e programit të Partisë Demokratike pas 25 prillit.

Kreu i opozitës premtoi se pas zgjedhjeve zhvillimi ekonomik do të krijojë më shumë vende pune e paga më të larta për gratë dhe të rinjtë.

E ftuar në Ora News, ish-deputetja Oriola Pampuri u shpreh se sot më shumë sesa kuotat gjinore vlen një grua që jep kontributin e saj njësoj si një burrë.

Por shtoi, se derisa të kemi një shoqëri ku gratë dhe burrat respektohen njësoj do të vazhdojnë të kërkojnë kuotat gjinore.

"Në diskutimin që bëmë sot kishte nder ne që mendonin se kuota gjinore nuk vlejnë. Sot vlen një grua që jep kontributin e saj njëlloj.Së pari duhet të mësojmë një shoqëri të respektojë gruan në mënyrë të barabartë ashtu sikurse burrat. Në këtë moment ideja për kuotat gjinore bie dhe gratë dhe burrat respektohen në mënyrë të barabartë. Për aq kohë sa nuk e kemi arritur këtë fazë sigurisht që do të kërkojmë kuotat gjinore".

Intervistoi Matilda Mcini