Prezantohet Ambasadorja e Kolumbisë, ja fjala e parë që mësoi në shqip
Të premten, ambasadorja e Kolumbisë Gloria Isabel Ramirez dorëzoi kredencialet në Presidencë.
Zyrtarisht ajo është e para Ambasadore që përfaqëson Kolumbinë në Shqipëri.
Ramirez premton se do të ndihmojë dy vendet që të kenë shkëmbime mes tyre në sektorin e ekonomisë, kulturës por edhe turizmit.
Ramirez: Biseduam me presidentin agjendën tonë bilaterale mbi politikën dhe ekonominë. I rëndësishëm është investimi në fushën e energjetikës dhe turizmit. Po ashtu diskutuam që të kemi shkëmbime edhe në fushën edukative dhe atë të kulturës.
Konsull Nderi: Eshte një ditë speciale për vendin pasi për herë të parë Kolumbia ka një përfaqësues të vetin në një shtet si Shqipëria. Do të bëjmë më të mirën për të realizuar agjendën tonë.
Duke trokitur gotat për të festuar detyrën e re, Ramirez mësoi dhe të parën fjalë në shqip.
"Gëzuar!"
Kolumbia nuk ka Ambasadë në Shqipëri, selia e saj ndodhet në Romë.
Lexo edhe: Kolumbia me Ambasadore në Shqipëri