Demalia: Qeveria e lidhur me krimin në panik, Veliaj e ka kthyer Tiranën në bunker betoni

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se ngjarje si ajo e sotmja në zyrat e FRD-së do të rëndohen përgjatë fushatës.

Sipas Demaliajt, përgjegjësia bie mbi ata që janë kanë fuqinë, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët, tha analisti, janë të lidhur me krimin.

Demalia: Pritej një gjë e tillë dhe do të ndodhin ngjarje më të rëndë, që unë uroj të mos ndodhin. Mënyra se si po zhvillohet kjo qasje dhe përplasje, unë mendoj se do të ketë edhe gjëra më të rëndë. Përgjegjësia bie mbi atë që ka fuqi dhe këtë fuqi e ka Edi Rama dhe Veliaj i bashkisë. Le të themi se ka të drejtë bashkia që t'i nxjerrë jashtë FRD-në, por pse nuk e bëri deri dje që nuk ishte në koalicion me opozitën? Pse nuk pritet që të mbarojnë këto zgjedhje dhe të kryenin veprimet kur situata të ishte më e qetë.

Kjo po ndodh sot sepse qeveria është në panik krimi dhe e di çfarë e pret. Në demokraci ka një tolerancë dhe një qytetari. Gjithkush mund të gjykojë se presidenti është gabim, dhe mund të mos biem dakord më të, por ai është i vetmi ai që po mbron kushtuetshmërinë e shtetit. Kur vjen një stuhi e madhe duhen marrë masat nga po vjen. Kjo stuhi e kësaj qeveria, edhe sikur t'i fitojë me vjedhje këto zgjedhje të lidhur me krimin, që po kandidon me njerëz me probleme të drejtësisë. Këto zgjedhje duhet të jenë një luftë për të vazhduar një frymëmarrje. Nuk pres që opozita të vazhdojë që të bëjë ndo një mrekulli, por edhe në Amerikë ra qetësia kur u ndërrua pushteti.

Demalia theksoi se nëse fiton Rama një mandat të tretë, atëherë karvani i largimit do të jetë si Siria dhe shtoi se Veliaj e ka kthyer Tiranën në një bunker betoni.

Demalia: Nëse fiton Rama një mandat të tretë, atëherë karvani i largimit do të jetë si Siria. Njeriu nuk jeton vetëm për të ngrenë, por edhe për një ambient normal, jo sikurse e ka bërë Erion Veliaj një bunker betoni që i del emri me Ndraghetën. Ne nuk dimë se çfarë kanë bërë këta, por krimineli e ka kompleksin e kriminelit më të madh sepse e di vetë. Nëse Basha merr pushtetin, duhet të ndryshojë kushtetutën e vitit 2008, që janë bërë partitë e kryetareve, totalitarizëm partiakë. Kryetarit të familjes i teket dhe i emëron të gjithë familjarët e vet, por demokracia është luftë gare. Do të ndodhin gjëra të habitshme me këtë gjendje. Veliaj dhe Rama të tërhiqen!