Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Sipas asaj që njofton policia e qytetit bregdetar, shqiptari, banues në fshatin Mifol, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve".
Njoftimi i Policisë Vlorë
"Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal italian".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon me procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.