Pse Basha është më i mirë se Rama? Ja përgjigja e Grida Dumës
Drejtuesja politike e PD në qytetin e Kavajës, Grida Duma, në një aktivitet të zhvilluar në qytetin bregdetar, ku i pranishëm ishte dhe kreu i Opozitës Lulzim Basha, foli mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.
Sipas saj, gruaja është një qenie shumë e fuqishme dhe ka në dorë të ndryshojë shumë gjëra.
Duma falenderoi Bashën për përfshirjen në lista të deputetëve shumë gra, të cilat sipas saj do të bëjnë një paraqitjeje dinjitoze.
Sipas ish-deputetes, Basha është një “gentlemen”, di si të trajtojë gratë, por jo vetëm.
Grida Duma: “Nuk është çështja kush do na lejojë, kush do të guxojë të na ndalojë. Tek gruaja shqiptare që bën gjithçka, unë e gjej, tek Flutura, dhe tek të gjitha. Gjej rastin të falenderoj Luzlim Bashën, për këtë që ka bërë për gruan.
Diku, në krye të dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, sikur Grida Duma të ishte tek PS çfarë do të ndodhte. Edhe pse e falenderova për solidaritetin, por shtova se kurrë nuk do të jem aty. Nuk do e ndërroja kurrë, një individ dhe njëri si Lulzim Basha me të cilin 10-11 vite në rrugëtim profesional kam parë që është njeriu gentlemen që njeh respektin absolut ndaj të gjithave ne. Të gjithë e quajnë , të fisshëm. Gruas duhet t’i japësh respektin e një qenie që nuk ka nevojë të jetë e egër dhe agresive për të qenë në krye të gjërave, por të jetë grua. Unë jam nënë e një djali dhe në çdo rast kur ai hy në ditët e tij të adoleshencës në çdo moment përkëdhele shoqen që ke afër, sepse nëse e bën të ndihet mirë atë, të ofron botën. Sot jemi në një start dhe që dua të ndaloj e të them se kush do të guxojë të na ndalojë?”
Lexo edhe: “Na e ka zbukuru…”, çfarë i tha pensionistja në Kavajë Bashës për Grida Dumën