Bastisja e FRD, Shehi: Akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!
Kryetari i LZHK reagon pas ngjarjeve të sotme në selinë e Frymës së Re Demokratike ku Policia Bashkiake tentoi të merrte ambjentet e kësaj force politike.
Përmes një postimi në Facebook, Shehi shprehet se sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme që sipas tij vjen nënshkrimit të koalicionit të FRD me Opozitën e Bashkuar.
Shehi shton më tej se në këtë ngjarje u rrezikua jeta e Presidentit të Republikës.
Reagimi i Shehit:
Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit !
Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik.
Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik.
Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.
Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.
Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.