Gjiknuri takim me çamët në Vlorë: Shansi i parë real të keni një përfaqësues

Teuta Ramaj do të jetë kandidatja për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, tha se kjo është mundësia e parë për të nxjerrë një përfaqësues të komunitetit çam.

"Është shansi i parë real për të nxjerrë një përfaqësues. PS në 2017 gati i kapi 9 mandate. Imagjinoni sikur ju të unifikoni votat tuaja komunitare në gjithë këtë qark, që keni një zë domethënës, ti çoni te kandidatja juaj."

Vetë kandidatja u shpreh se i’u bashkua ekipit të PS-së për të realizuar disa prioritete të ketij komuniteti.

Gjiknuri u ndal në zonën e Kumes, një prej lagjeve ku jeton një numër i konsiderueshëm i komunitetit çam, ku deklaroi se investimet e shumta në qytetin bregdetar do të krijojë premisa të shumta zhvillimi dhe punësimi.