Rama në Durrës, prezanton gratë e hyrjet e reja, “harron” Rrajen, Ndraxhin e Çyrben
Pas Vlorës, kryesocialisti Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve të Durrësit për garen e 25 prillit, qarku i dytë në të cilën do të kërkojë mandat deputeti.
Edi Rama bëri publike vetëm një pjesë të listës, duke lënë pa përmendur emrat e deputetëve të cilët kanë dalë në përgjimet e dosjes "339".
Rama: E nisa nga gjysma më e mirë.
Rama mendon se Lefter Koka është një vlerë e shtuar, ndryshe nga deklaratat publike të PS dhe Presidentit, se rrjedhjet nga LSI-ja janë llumi i kësaj partie.
Rama: Eksperienca e Terit përbën një vlerë të shtuar në këtë skuadër. Për Terin ky është një kthim përfundimtar në shtëpi.
Me 25 prill, Edi Rama, do ta marrë vesh se ku i ka rrënjët më të forta, në Durrës apo në Vlorë.
Rama: Është një garë mes njerëzve të nënës dhe njerëzve të babës. Jam kurioz të shoh se kush do të më dojë më shumë.
PS hedh dyshime mbi listën e Durrësit të PD, duke e akuzuar njërin prej kandidatëve për lidhje me trafikimin e drogës.
Rama: Meqë këtu kemi marrë goditje pas goditjesh politikisht, çfarë është ky triangolo që është krijuar këtu midis Palokës, Gon Dukës dhe një trafikanti heroine i kapur, i dëbuar nga Zvicra, që tund dy gishtat atje dhe që shfaqet si alternativë për kë?
Kryeministri nuk ka reflektuar ndaj apelit të Presidentit për të kërkuar falje publike ndaj fushatës denigruese kundrejt grave kandidate të PD, pasi retorika e Ramës nuk kishte ndryshime.