Qershi japoneze në parkun "Rinia", dhuratë nga ambasadori Mitsuyuki dhe Konsulli i Nderit Avni Ponari
Të tjera qershi japoneze do të lulëzojnë në kryeqyet, këtë herë në parkun "Rinia". Ato janë dhuratë e Ambasadorit të Japonisë në Tiranë dhe e Konsullit të Nderit Avni Ponari.
Pas krijimit të shtegut të qershive në liqenin Artificial të Tiranës, ku u mbollën 200 pemë , mbasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki, në bashkëpunim me Avni Ponarin, Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej vitit 2009, i dhuruan sot qytetit të Tiranës edhe një numër tjetër të konsiderueshëm pemësh qershie.
Pemët u mbollën në parkun "Rinia" tw Tiranës, i rikonstruktuar së fundmi.
Qeveria Japoneze ka dhënë kontribute të herëpashershme në Shqipëri, si në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit, parandalimit të fatkeqësive, projekte mbi shkëmbimet kulturore ndërmjet dy vendeve tona, si dhe investimet ekonomike në tërësi si dhe investimet në përmirësimin e kushteve në shkolla në veçanti, në të gjithë Shqipërinë.
Avni Ponari, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Japonisë në Shqipëri prej 12 vitesh, ka luajtur një rol të rëndësishmëm në rritjen e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve dhe në tërheqjen e investimeve japoneze në Shqipëri.
Perandori i Japonisë, e dekori z. Ponari në vitin 2020 me medaljen e “Urdhërit të Diellit që Ngrihet, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës”, i pari titull i këtij lloji i akorduar një personaliteti në Shqipëri.