Basha: Pas 25 prillit procesi i rindërtimit do të përshpejtohet
Fuqizimi i gruas dhe garantimi i barazisë gjinore është një nga objektivat e programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Lulzim Basha iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në facebook teksa po drejtohej ne qytetin e Durrësit në një takim me gratë kandidate për deputete të opozitës.
Basha u shpeh se qeveria ka përdorur korrupsion në vlersimin e dëmëve të tërmetit.
"Një bashkim i vërtetë përfaqësues i gruas shqiptare me përkushtim dhe vendosmëri për t'i prirë ndryshimit," tha Basha.
Basha tha se pas 25 prillit procesi i rindërtimit do të përshpejtohet.
"Më 25 prill bashkë sjellim ndryshimin dhe kështu do të fitoni dhe ju, fiton Shqipëria, fitoni dhe ju. Çfarë do të fitoni? Do të fitoni transparencë, drejtësi, shpejtësi dhe veprim energjik me mbështetjen e ekspertëve më të mirë për t'i dhënë fund zvarritjes dhe për të përfunduar procesin e rindërtimit," u shpreh Basha.
Albana Vokshi tha se 67% të grave pësojnë lloje të ndryshmë dhune dhe janë të braktisura.
"Një raport i fundit i OSBE-së jep shifra tronditëse. Në Shqipëri 67% e grave ose rreth 1 milion e grave pësojnë një lloj dhune," u shpreh Vokshi.
Edhe pse një pjesë e madhe e të rinjëve kërkojnw emigrimin, kreu i PD tha se me investime do të hapen shumë vende të reja dhe do të krijohen premisat për rritjen e pagave.