Kultivonte bimë narkotike në Drenovë, arrestohet 30 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 14:58
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 30 vjeçar, pas dyshimeve se kultivon lëndë narkotike.
Sipas informacioneve A.A. banues në Drenovë të Mallakastrës, është autor i dyshuar për kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të konstatuara në datë 30.06.2020 në fshatin Drenovë.
"Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të konstatuara në datë 30.06.2020 në fshatin Drenovë, Mallakastër", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.