Përplasjet te FRD, Prençi thirrje Policisë: Mos u shndërroni në vegla qorre të pushtetit

Ish këshilltari i Presidentit të Republikës dhe kandidati i LSI për deputet në Durrës, Shemsi Prençi reagon pas përplasjeve të sotme në ambjentet e selisë së FRD-së.

"Opozita sot duhet të solidarizohet me partinë FRD, populli shqiptar duhet të mbrojë demokracinë që po rrezikohet!

Ngjarja e shkaktuar sot në zyrat e Partisë FRD në Tiranë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe policia e tij bashkiake është një skandal.

Ndërkohë që kemi hyrë në fushatën për zgjedhjet politike të datës 25 Prill, kjo ngjarje e shkaktuar nga Policia Bashkiake në Kryeqytet është padyshim fillimi i një tendence per “Grusht Shteti” në përpjekje për të fshehur korrupsionin e lartë të qeverisjes Rilindja", shprehet Prençi në reagimin e tij.

Sipas ish këshilltarit të Presidentit të Republikës, shqioptarët duhet të solidarizohen me kreun e shtetit sa i përket mbrojtjes së demokracisë, ndërsa nuk kursen etiketimet në adresë së kryeministrit Edi Rama.

"Shqiptarët duhet së bashku të solidarizohen me FRD-n dhe Presidentin e Republikës në mbrojtje të Demokracisë nga rreziku i një “Grushti Shteti” që provokohet nga qeveria Rilindja.

Tani më shumë se kurrë shqiptarët duhet të sjellin në vëmendje thirrjet histerike të Edvin Rames i cili 4 vite më parë i drejtohej 12 .000 punonjësve të Policisë Shtetit që të hiqnin uniformen dhe të bënin fushatë  dhe të votonin me çdo kusht për Partinë Socialiste. Trishtim se kush e drejton qeverinë Shqiptare, një i droguar që kërkon me çdo kusht të politizojë edhe strukturat e depolitizuara të shtetit Shqiptar", thekson Shemsi Prençi.

Më tej, si një ish drejtues policie, Shemsi Prençi i bën thirrje kolegëve të tij të respektojnë ligjin dhe kushtetutën dhe jo urdhërat me Ramës dhe Veliajt.

"Policia e Shtetit dhe Policitë Bashkiake në gjithë Shqiperinë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin apo duhet të respektojnë urdhrat arbitrarë të Rames dhe Lali Erit për të futur shqiptarët në perplasje në periudhë zgjedhore?

 Unë jam një ish Drejtues Policie që kam kundërshtuar urdhrat arbitrarë të ministrave dhe kryeministrave të djathtë e të majtë, duke u bërë gardian i respektimit të Kushtetutës dhe Ligjit dhe duke ruajtur vlerat e Demokracisë.

Ndaj kam të drejtën dhe kurajon t’u drejtohem të gjithë drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, drejtuesve të strukturave të Policive Bashkiake dhe gjitha organizatave të policisë me thirrjen.

Të nderuar kolegë:

“Kurrë mos u shëndërroni në vegla qorre të drejtuesve që janë mbërthyer nga ethet e pushtetit të mbarsur me korruosion galopant, sepse do ktheheni në servil, por zbatoni vetem ligjin dhe mbroni Demokracinë e Kushtetuten sepse vetëm kështu vleni shumë për Shqiperinë”.

 Lexo edhe: Përplasjet te FRD/ Si u gjend Meta aty dhe apeli i fortë për Opozitën: Zgjohuni sa nuk është vonë

Tensionet te FRD