"Kryepalaços së bashkisë bandë", Meta-Veliajt: Mos iu bind më urdhrave të të çmendurit, ai do të nxjerrë kartelën më 25 prill
Pak ditë pasi Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike, Policia Bashkiake ka mësyrë në ambientet e selisë së kësaj force politike për të kërkuar lirimin e saj.
Vendimi u quajt i paligjshëm dhe me prapavijë politike nga kryetari i FRD Sali Shehu, ndërsa tensionet u shtuan më shumë kur në ambientet e FRD-së mbërriti edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
"Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së Sali Shehu. Dhunohet nga njerëz pa asnjëlloj autorizimi kryetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i shtetit. Po i paralajmëroj edhe njëherë policinë Bashkiake dhe atë të Shtetit, të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar", paralajmëroi kreu i shtetit, ndërsa nuk munguan as "këshillat" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Lexo edhe: Policia Bashkiake “pushton” zyrat e FRD, apeli i fortë i Metës: Do përfundoni si policët e Mubarakut
"Po i them kryepalaços së bashkisë bandë se ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë me firma dhe pa firma. Ndaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit, sepse ai do të nxjerrë kartelën me 25 prill ose dhe më parë".