Meta "përzë" policinë ndërpret aksionin për "marrjen" e selisë FRD: Dilni përjashta o ju çoj në burg me duart e mia
Një përplasje e fortë fizike dhe politike është shënuar tek zyrat e partisë FRD të drejtuar nga Sali Shehu, pasi policia bashkiake e Tiranës kërkoi lirimin e godinës.
Kreu i shtetit Ilir Meta mbërriti aty i njoftuar për ngjarjen ndërsa u përplas fizikisht me policët e bashkisë që tentuan të nxjerrin jashtë anëtarët e partisë që pak kohë më parë firmosi koalicion me PD-në. Sali Shehu tha se letra e bashkisë nuk ka vulë ndërsa e cilësoi aksionin si të paligjshëm.
Tirane- Mesditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta u përplas ashpër me efektivat e policisë bashkiake në godinën ku ndodhen zyrat e FRD në Tiranë.
Meta: Përjashta se thërras gjithë Tiranën. Dilni përjashta ose ju çoj në burg me duart e mia!
Kreu i shtetit mbërriti aty i njoftuar nga Sali Shehu, pasi policia bashkiake kishte rrethuar godinën
Presidenti Meta: "E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t'i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese.
Në një moment policia bashkiake nuk ka lejuar të futet në ato ambiente kryetarin e kësaj partie për Tiranën, Agim Hoxha.
Kjo shkakoi dhe momente tensioni dhe përplasjeje teksa i kërkoi Policisë Bashkiake të dalë jashtë dhe të mos dhunojë një parti opozitare.
“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në burg me duart e mia”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.
Pas ngjarjes, Meta foli për mediat duke e cilësuar këtë rast si një përpjekje mafioze për të vënë dorë mbi votën dhe se një veprim i tillë ishte ndërmarrë pas firmosjes së koalicionit me opozitën.
Presidenti Meta: "E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t'i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese.
Kreu i FRD tha se policia bashkiake i ka dërguar një dokument pa elementët minimalë të një shkresë zyrtare, ku kërkohet lirimi i ambienteve ndërkohë që për këtë ai ka vënë menjëherë në dijeni krerët e shtetit.
“Këto janë zyrat e FRD, nuk ka burrë nëne ti tjetërsojë kush!” Shehu, Veliajt: Ndale këtë marrëzi, prapavijë politike
Thirrja e Metës për Opozitën: Zgjohu sepse do të jetë vonë ”
Meta: Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë.
Meta kishte dhe një paralajmërim për policinë
"Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar".
Në shkresën e bashkisë Tiranë, të datës 3 mars 2021, me numër protokolli ekstra, thuhet se bashkia e Tiranës është duke sistemuar stafin dhe njësitë administrative në zyra dhe për këtë arsye ka nevojë të rikonstruktojë godinën.
Policia bashkiake i kërkon FRD lirimin e godinës brenda 10 ditëve nga marrja e shkresës.
Lexo edhe: Policia Bashkiake “pushton” zyrat e FRD, apeli i fortë i Metës: Do përfundoni si policët e Mubarakut
Në prill të vitit 2016, FRD u transferua te godina ku më parë ka qenë ish-selia e Partisë Demokratike.
Së fundmi, FRD vendosi të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me Partisë Demokratike çka mendohet edhe arsyeja e "hakmarrjes" nga Bashkia e Tiranës.
Basha, mesazh për “bishën e plagosur” nga FRD: Nuk ke shans të trembësh popullin që do të largojë me 25 prill

Lexo edhe: Policia Bashkiake i rrethon selinë, Shehu-Veliajt: Prapavijë politike! Ndale këtë marrëzi