Radhë kilometrike makinash te Astiri, bllokohet rruga pa asnjë shkak, i vendosen trafik ndarëse

Rruga kaluese nga Astiri në drejtim të Yzberishtit në kryeqytet është bllokuar me trafik ndarëse.

Radhët e gjata të makinave kanë shqetësuar banorët e zonës, por jo vetëm.

Sa shihet në foto dhe në denoncimin e bërë në redaksinë e Ora Nees, në rrugë aktualisht nuk ka ndonjë ndërhyrje apo punim, që të ishte e nevojshme neutralizimi i zonës nga makinat që kalonin.

Kalimi i makinave është devijuar në një rrugë një kalimshe, gjë që e ka çuar situatën deri në këtë degradim.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për gjendjen e shtruar.