“Veprime puçiste terroriste të Edvin drogës” reagon Sali Berisha pas sulmit ndaj selisë së FRD, i del në mbrojtje Metës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 13:59
Përpjekjet e Policisë Bashkiake për të marrë selinë e Frymës së Re Demokratike kanë ngjallur reagimin e opozitës.
Ish-kryeministrit Sali Berisha e ka dënuar të gjithë këtë skenë, duke e cilësuar si veprim puçist, teksa i ka dalë në mbrojtje Presidentit Meta për irritimin e tij dhe daljen në mbrojtje të zaptimit të selisë.
"Veprime puçiste terroriste te Edvin Droges!
Urdheron pushtimin e zyrave te FRD pas nenshkrimit te marrveshjes me PD!
Presidenti ne mbrojte te kushtetutes!
Denoj me ashpersine me te madhe provokacionin puçist, terrorist te Edvin Droges ndaj koalicionit opozitar. sb", shkruan Berisha.