"Akt brutal", PD: Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia, hakmarrje e Ramës

Partia Demokratike reagon pas ngjarjeve në ambjentet e selisë së Frymës së Re Demokratike.

Sipas selisë blu, vendimi për të marrë ambjentet ku vepron FRD-ja është një akt hakmarrës i kryeministrit Edi Rama pas nënshkrimit të koalicionit opozitar.

"Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët", shprehet ndër të tjera PD.

Lexo edhe: Përplasjet te FRD/ Si u gjend Meta aty dhe apeli i fortë për Opozitën: Zgjohuni sa nuk është vonë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Lexo edhe: Tensione te selia e FRD, Meta-Policëve të Veliajt: Dilni përjashta ose do iu çoj në burg me duart e mia