"I maskuar dhe me kapele" Kamerat kapin autorin e eksplozivit në makinën e prokurorit Arjan Muça


Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e vendosjes së lëndës plasëse në makinën e prokurorit, Arjan Muça mbrëmjen e 11 marsit, tek "Komuna e Parisit" në Tiranë.

Bëhet fjalë për një të ri rreth 30 vjeç i maskuar dhe me kapele, raporton gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Ai është afruar me motor pranë vendit të ngjarjes dhe ka vendosur lëndën plasëse në pjesën e poshtme të mjetit, raporton RTV Ora.

Si prokurori dhe bsahkëshortja Gentiana Muça, gjyqtare në Gjykatën Administrative, janë marrë në pyetje dhe mësohet se kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe shpërthimi ka lidhje me detyrën e tij.

Flitet për një sasi të konsiderueshme eksplozivi.

Prej 3 vitesh Ajan Muça punon në KLP ku bën vlerësimin e dosjes në kuadër të vetingut.

Lexo: Ndihem i kërcënuar, më mbroni. KLP: Atentat terrorist!

Prokuroria e Tiranës po shqyrton dosjet që ka në duar prokurori Muça dhe çështjet që po shqyrton gjyqtarja me qëllim zbardhjen e konfliktit të mundshëm për shkak të detyrës.

https://youtu.be/OLomjqvW6U4