Rindërtimi në Kombinat, banorët: Dyshja Rama-Veliaj të mos tregohen arrogantë, jo gjithë pallatet janë dëmtuar njëlloj
Nisja e procesit të rindërtimit të pallatëve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ngjallur edhe pakënaqësinë e banorëve.
Teksa shembja e tyre ka nisur, banorët janë zhvendosur në banesa të tjera duke përfituar bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës.
Banorët e mbetur e konsiderojnë të padrejtë marrjen e pronës. Ata kërkojnë që ajo që do t’u merret për rindërtim, t’u kthehet më pas në një sipërfaqe aq sa kishin në pronësi.
“Duam që t rindërtohen me rastin e prishjes pallatet e tyre, po në të njëjtin vend dhe duam që dyshja Rama-Veliaj të mos tregohen arrogantë siç janë treguar deri më sot. Para disa ditësh më erdhi mirë që Basha premtoi që për pallatet që nuk janë për t’u prishur, nuk do të prishen. Ndërsa për ata që do të prishen të ndërtohen në të njëjtin vend. Jo të gjitha pallatet janë dëmtuar në të njëjtin nivel”, ka thënë njëri prej banorëve.