Kandidate për presidente? Kodheli: Është nder edhe të të përflitet emri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 23:07
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e pyetur për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente, ajo u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë.
Kodheli: Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe jam sot kryetarja e komisionit të politikës së jashtme dhe njëherësh zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur dhe PS-së, e Edi Ramës.
Është nder i madh edhe të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t'i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër, sepse e bëj nga këndvështrimi i zemrës.