FOTO/ Helidon Bushati, kafe në shtëpinë e "Michelangelos të Shkodrës"
Në kuadër të takimeve me qytetarët drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, është ndalur ditën e sotme në shtëpinë e çiftit të njohur shkodran, Pjerin dhe Marije Sheldija.
Teksa e quan shtëpia e "Michelangelos së Shkodrës", Bushati ka edhe një urim: "Uroj që jeta t’i ketë rezervuar të dyve, së paku gjysmën që të dy me jetën e tyre i dhanë Shkodrës".
Helidon Bushati: Kafja e mëngjesit në “fortesën e thjeshtësisë” të Pjerin dhe Marije Sheldijes. Nuk do të guxoja aspak nëse mjeshtër Pjerinin do ta quaja “Michelangelo të Shkodrës”, që edhe pse me heshtjen dhe thjeshtësinë që i veshet aq bukur, jehon me veprën e tij.
Dhe kur permend zysh Marijen, kujtoj edhe përkushtimin në formimin e disa brezave që kanë mësuar nga Anglishtja e saj. Kush më mirë se zysh Marija, mund të ishte gjysma më e mirë e profesor Pjerinit?
Uroj që jeta t’i ketë rezervuar të dyve, së paku gjysmën që të dy me jetën e tyre i dhanë Shkodrës.