VIDEO/ Futi 12 ballokume në furrë por nxorri 6, Kryemadhi na heq "merakun"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 08:26
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka sqaruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale sa i përket përgatitjes së ballokumeve dhe faktit që në videon e publikuar prej saj duket duke futur në furrë 12 ëmbëlsira, por në fakt nxjerr 6.
Kryemadhi ka publikuar në story një tjetër video, ku shkruan se kanë qenë dy tepsia të ndryshe që ka futur dhe ka nxjerrë nga furra pasi nuk i zinte tava në pjekje.
"Në Elbasan ka vlerë e vërteta dhe vetëm e vërteta, Ja ku janë tepsiat të cilat na i ndau elbasanllia nikoqire sepse nuk i zinte tava në pjekje. Meqenëse ishit në merak, ja tepsia e dytë”, shkruan Kryemadhi.
Lexo edhe: VIDEO/ Ballokume nga duart e Kryemadhit, kryetarja e LSI përvesh mëngët për 14 Mars
