Nis vaksinimi te mësuesit, mbërrijnë sot 38,400 doza nga "AstraZeneca"

Mbërrijnë sot në Shqipëri 38,400 dozat e para të vaksinës anti-Covid, prodhuar nga kompania “AstraZeneca”.

“LAJM I MIRË Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, do të njoftonte në Facebook para dy ditësh kryeministri Edi Rama.

Këto vaksina do të shfrytëzohen për të vaksinuar mësuesit.

Procesi do të nisë të shtunën me mësuesit e Tiranës. Nga ana e institucioneve kanë nisur përgatitjet.

Në total pritet ti nënshtrohen këtij procesi rreth 30 mijë mësues.

Lexo edhe: Italia bllokon një seri vaksinash të AstraZeneca-s për hetim

"Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën", do të shkruante dje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ditën djeshme, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1080 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i procesit janë kryer në total 22,693 vaksinime.

Lexo edhe: Ulen sërish infektimet e reja, 16 viktima në 24 orët e fundit. Më i riu 41 vjeç