Me 16 marr nis “vettingu” i kandidatëve për deputet, Tom Doshi në “dorë” të Komisionerit Shtetëror

Nga dita e martë rreth 2000 kandidatë të 13 subjekteve të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje do të kalojnë në flitrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për çdo rast të veçantë pasi ka shqyrtuar formularin e dekriminalizimit, Komisioneri Shtetëror nëse do të ketë indicie për një emër të caktuar, atëherë do t’i drejtohet Prokurorisë për informacion të thelluar.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Komisioneri  Shtetëror do të shqyrtojë formularët  e personave që janë të përfolur publikisht.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar nga KQZ dhe prokuroria që të mos lejohet kanididimi i personave që janë në listën e zezë të DASH, në mes tyre edhe Tom Doshi, që garon për një mandat deputeti në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Por surpriza mund të ketë edhe për emra të tjerë, pasi në listat e partive politike janë përfshirë shumë emra të rinj dhe denoncimet e partive politike për kundërshtarët e tyre kanë nisur që nga momenti i publikimit të listave.

Deri me 16 mars, partitë politikë kanë mundësi të rishikojnë listat e tyre dhe të reflektojnë mbi emrat për të cilët kanë nisur dyshimet.

Problemet e para kanë nisur me kuotat gjinore, dhe për këtë arsye PS në qarkun e Elbasanit e ka ndryshuar renditjen duke zbritur të 13 kandidaten Marsida Hyseni për t’ja lënë pozicionin e 12 Shkëlqim Bullarit.

Listën e korrigjuar PS e ka dorëzuar në KQZ, ndërsa PD po merr më shumë kohë për t’i rregulluar problemet e listave të saj.

Edhe selia blu ka probleme me kuotën gjinorë në Tiranë dhe Korçë, ndërsa duhet të heqë nga lista shumë kandidatë pasi ajo e ka tejkaluar numrin 153 e kërkuar nga KQZ.

Lexo edhe: LISTA E PLOTË/ Ja kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama në Vlorë e Durrës: Synojmë deri 88 mandate